Osmani i uron shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë
15 maj 2024
| 16:57
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur të mërkurën nga një person i cili shkrepi katër plumba në drejtim të tij afër Shtëpisë së Kulturës në Qytetin Handlova të Sllovakisë.
Për këtë sulm ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i ka uruar shërim të shpejtë Ficos.
“I uroj kryeministrit sllovak, Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të turpshëm të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane”, ka shkruar ajo në “X”.
Wishing Slovak Prime Minister Robert Fico a speedy recovery following today's vile attack.
We strongly condemn these acts of violence that threaten European values.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 15, 2024