Osmani ia ndërprenë fjalën Selmanajt
14 prill 2020
| 13:08
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka ndërprerë fjalën deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, në seancën e sotme të Kuvendit.
“Interpretimi juaj është për ta legjitimuar sjelljen e kësaj qeverie”, i është drejtuar Selmanaj, Osmanit.
Pas kësaj, Osmani ka urdhëruar regjinë që t’ia ndërpresë fjalën Selmanajt.
“Nuk ke asnjë të drejt. Nëse flet për diçka tjetër ndalja fjalën. Nëse mendon se të është shkelur ndonjë e drejtë janë procedurat. Më ofenduat pak më herët dhe natyrisht që ta ndalë fjalën. Ofendimet nuk ia lejoj askujt”, ka thënë Osmani.
“Po më ngjani më dikë tjetër”, ka vazhduar Selmanaj.