Osmani: Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari ndërtuan themelet e shtetit të Kosovës
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë një vizite në Kompleksin Memorial në Prekaz, ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe komandanti Adem Jashari, kanë ndërtuar themelet e shtetit të Kosovës.
“Nderimi ynë për familjen Jashari, për komandantin legjendar Adem Jashari, i cili si një binom bashkë me presidentin Rugova, ndërtuan themelet e shtetit të Kosovës, është i përhershëm dhe shërben si një udhërrëfyes, për çdo hap që ne e qesim në çdo procesin të shtetndërtimit dhe në të gjitha sfidat që na dalin përpara, në fuqizimin e shtetit tonë dhe në zhvillimin e tij”, ka thënë Osmani, e cila ka qenë e shoqëruar nga zyrtarë të LDK-së.
Ajo ka thënë se ka shkruar në Prekaz për të nderuar sakrificën më sublime të luftës së fundit në Kosovë, atë të familjes Jashari.