Osmani: Ikja e gazetarit Sulejman Gashi është një humbje e madhe
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ikja e gazetarit Sulejman Gashi është një humbje e madhe për familjen, Kosovën, e posaçërisht për komunitetin e gazetarëve.
Në telegramin ngushëllues, Osmani ka theksuar se veprat e Sulejman Gashit do të mbeten referencë për të gjitha kohët e brezat si dëshmia më e mirë se si punohet jo vetëm për ta shpërfaqur të vërtetën, raporton “Epoka e re”.
Telegrami i plotë:
E nderuar Familje Gashi,
Ikja e gazetarit Sulejman Gashi është një humbje e madhe jo vetëm për ju, por për gjithë Kosovën, e posaçërisht për komunitetin e gazetarëve.
Ai ishte njeriu, i cili kapërceu dimensionin e të qenit vetëm gazetar.
Veprat e tij do të mbeten referencë për të gjitha kohët e brezat si dëshmia më e mirë se si punohet jo vetëm për ta shpërfaqur të vërtetën!
Familjes dhe komunitetit të gazetarëve, ngushëllime.
Sulejman Gashi u prehtë në paqe!