Osmani javën tjetër në Malajzi për hapjen e Ambasadës në Kuala Lumpur

25 prill 2025 | 10:18

Presidentja Vjosa Osmani, javën e ardhshëm do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në shtetin aziatik, Malajzi.

Siç njofton vetë presidentja, në këtë vizitë do të bëhet edhe hapja e ambasadës së Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, teksa përmendi edhe heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të ambasadës sonë në Kuala Lumpur gjatë vizitës sime javën e ardhshme, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë. Shpreh mirënjohjen time të sinqertë institucioneve malajziase për këtë vendim domethënës”.

Ajo tha se kjo vizitë do të shërbejë edhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Pres me padurim të angazhohem me udhëheqësit e shtetit javën e ardhshme, ndërsa punojmë së bashku për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe për të çuar përpara interesat e përbashkëta të popujve tanë”, ka thënë Osmani në një postim në X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk kanë ndërruar…