Osmani jep detaje nga takimi me Lajçakun
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje për takimin që ajo ka pasur me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Osmani ka njoftuar se temë diskutimi kanë qenë zhvillimet e fundit në dialog.
Po ashtu, Osmani ka njoftuar se ka shprehur përkushtimin e vazhdueshëm për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen reciproke.
“U takova me Miroslav Lajçakun në Nju Jork. Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog dhe shprehëm përkushtimin tonë të vazhdueshëm për këtë proces të përqendruar në njohjen reciproke”, ka thënë Osmani.
Met with EUSR @MiroslavLajcak in New York.
Discussed latest developments in the dialogue and expressed our continued commitment to this process centered on mutual recognition. 🇽🇰 🇪🇺 pic.twitter.com/G5HTtCYcQH
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 23, 2022