Osmani jep një sqarim rreth temës për reciprocitet me Serbinë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka dhënë një sqarim rreth temës së reciprocitetit me Serbinë, rreth kohës se kur do të duhej që të bëhej zëvendësimi i taksës.
Ajo ka thënë se reciprociteti kërkon studim, meqë sipas saj, involvon shumë akterë e institucione të tjera.
“Një sqarim rreth temës së reciprocitetit, edhe pse tash e sa muaj, përfshirë sot, kam qenë më se e qartë: Nuk kam asnjë dilemë që tarifa duhet të zëvendësohet me reciprocitet. Të tri deklaratat e mia para mediave sot, të përcjellura në tërësi, e tregojnë këtë. Këtë e kemi vendim të përbashkët të koalicionit tonë qeverisës i cili është përfshirë në programin e bashkë-qeverisjes. Në pyetjen se kur duhet të bëhet ky zëvendësim, përgjigja ime ishte që kjo (pra koha e saktë e zëvendësimit) kërkon studim, meqë involvon shumë akterë e institucione të tjera”, ka shkruar Osmani.
/Epoka e re/