Osmani: Jo për dialog të tipit të Thaçit
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë, por jo sipas mënyrës se presidenti Hashim Thaçi.
Pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit, ajo ka thënë se presidenti i vendit duhet të sqarojë para publikut se a ka hequr dorë nga ideja për shkëmbim të territoreve në këtë proces.
“Jo për dialog të tipit të Thaçit që involvon negociata sekrete me Presidentin e Serbisë dhe ka rezultuar me hapjen e temave të rrezikshme. Në vend se të dalë të marrë kompetenca të Qeverisë ai do të duhet të dalë e të deklaroj: A i garanton të gjithë qytetarëve se nuk do të vë në asnjë tavolinë çështjen e territorit të Republikës së Kosovës dhe të sqarohet a ka heq dorë nga ideja e tij dhe Vuçiiq për korrigjim të kufirit”, ka deklaruar Osmani.
Ajo ka vlerësuar se këto ide janë në kundërshtim me idenë e popullit të Kosovës.
(M.K /Epoka e re)