Osmani: Ka ardhur koha që ushtarët tanë të kontribuojnë në forcat paqeruajtëse të huaja
Në adresimin e fundit për këtë vit, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, para ushtarëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës ka thënë se është koha që kjo e fundit të bëhet pjesë e NATO-s e pjesë e paqes. “Momentalisht edhe pse Forca është në fazën e ngritjes se kapaciteteve mund të themi që ky vit ka qene i suksesshëm. Gjatë pandemisë FSK i ka mbështetur institucionet sipas kërkesave dhe ka treguar se mund të ofrojë ndihmën e saj. Dy javë më parë nëpërmjet një adresimi kemi përcaktuar orientimet themelore në fushën e mbrojtjes. Forca të bëhet pjesë e NATO-s dhe të bëhet pjesë e paqes në partneritet me aleatët tanë. Kosova ka sot forca profesioniste ne përputhje me misionin. Ka ardhur koha që ushtarakët tanë të japin kontributin tonë në forcat paqeruajtëse të huaja”, ka thënë Osmani në kazermën “Adem Jashari”.
Duke përgëzuar punën e Forcës, Osmani ka dekalruar se gatishmëria e tyre për t’i shërbyer vendit, dëshmohet nga “ndihma që i dhanë Shqipërisë e gatishmërisë për ta ndihmuar Kroacinë”.