Osmani ka bërë homazhe te pllaka perkujtimore e ushtarëve të NATO-s, në 26-vjetorin e ndëryhyrjes

24 mars 2025 | 15:34

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të hënën homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të NATO-s, në përvjetorin e ndërhyrjes së Aleancës më 24 mars 1999.

Me këtë rast, presidentja Osmani ka thënë se ndërhyrja e NATO-s ishte akt historik i guximit dhe drejtësisë, duke i dhënë regjimit gjenocidal të Serbisë dhe hapi rrugën drejt lirisë së Kosovës.

“Sot, me nderim dhe mirënjohje, bëmë homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të NATO-s, në përvjetorin e ndërhyrjes së Aleancës më 24 mars 1999. Ky akt historik i guximit dhe drejtësisë i dha fund regjimit gjenocidal të Serbisë dhe hapi rrugën drejt lirisë së Kosovës. Ushtarët e NATO-s janë heronj të lirisë sonë – ata qëndruan përkrah popullit tonë në ditët më të errëta, siç vazhdojnë edhe sot, ndaj mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë. Lavdi sakrificës së tyre! Mirënjohje e përjetshme Aleancës për paqen dhe lirinë tonë!”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën në Ferizaj i është dhënë lamtumira e fundit…