Osmani: Kamenica, e gatshme për ndryshim
08 shkurt 2021
| 16:42
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në Kamenicë.
Me këtë rast, kandidatja për presidente nga kjo lëvizje, Vjosa Osmani, ka thënë se Kamenica është e gatshme për ndryshim.
“Kamenica, e gatshme për ndryshim. U zotuam se me një shumicë parlamentare që do ta marrë besimin më 14 shkurt do ta bëjmë të mundshme një perspektivë, në të cilën shteti është përveç se garantues edhe lehtësues i jetës së qytetarëve!”, ka thënë Osmani.