Osmani: Kemi bërë pak për personat me nevoja të veçanta

03 dhjetor 2020 | 11:38

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se institucionet e vendit kanë bërë jashtëzakonisht pak për personat me nevoja të veçanta.

Në seancën e veçantë të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për drejtat e personave me nevoja të veçanta, ajo ka thënë se 3 dhjetori është ditë për të kuptuar sa është dëshmuar e gatshme shoqëria kosovare për të përfshirë këtë kategori në të gjitha organizimet në vend.

“Mesazhi i qartë për të gjithë ne këtu është që kemi bërë pak, kemi bërë jashtëzakonisht shumë pak për t’u garantuar një jetë të dinjitetshme këtij komuniteti në vendin tonë, dhe ndryshe nga çdo komunitet tjetër, aftësia e kufizuara tejkalon të gjitha identitetet, gjininë, racën, klasën socio-ekonomike, fenë, kombësinë, çdo çështje, prek jetën e njerëzve me aftësi të kufizuara, shpesh në margjina shumë më të mëdha sesa grupet tjera. E sidomos këtë vit, problemet e lindura gjatë pandemisë po prekin në mënyrë disproporcionale personat me nevoja të veçanta, përfshirë këtu sfidat e qasjes në kujdesin shëndetësor, impakti në shëndet i virusit Covid-19, qasja në arsim dhe papunësia tepër e lartë”, ka deklaruar Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stacionet policore të rajonit të Prishtinës, në kuadër të intensifikimit…