Osmani kërkon nga BE-ja dhe NATO-ja të reagojnë ndaj deklaratës se Vuçiqit
12 nëntor 2020
| 16:04
Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga BE-ja dhe NATO-ja të reagojnë Aleksandër Vuçiq, presidentit të Serbisë, i cili ka thënë se konflikti në Nagorno-Karabak ka treguar shembull se si është një konflikt i ngrirë dhe që kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë një katastrofë të vërtetë.
“Unë pres që Bashkimi Evropian dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi të bërë nga Vuçiq”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Twitter”.