Osmani kërkon nga Finlanda ta mbështes Kosovën në rrugën evropiane

23 shkurt 2022 | 16:07

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, të cilën e ka falënderuar për shërbimin e deritashëm në Kosovë, duke i uruar sukses në angazhimet e mëtejme.

Përveç tjerash, presidentja Osmani e ka falënderuar ambasadoren Stjernvall edhe për mbështetjen e deritashme të Finlandës ndaj Kosovës, duke kërkuar që mbështetja të vazhdojë edhe në rrugën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se institucionet shtetërore…