Osmani kërkon nga homologu letonez mbështetjen për anëtarësim e Kosovës në NATO
Presidentja Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët për media me homologun nga Letonia, Egils Levits, ka bërë me dije se ka kërkuar nga ky i fundit mbështetjen në rrugëtimin e shtetit tonë drejt integrimeve euroatlantike.
Po ashtu, ajo ka thënë se ka kërkuar nga presidenti letonez ndërtimin e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
“Shpreha dëshirën e fortë për të nderuar bashkëpunim të ngushë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe në fushën e bashkëpunimit ekonomik. Vizita e presidentit të Letonisë po ndodh në një kohë kur kontinenti ynë po ballafaqohet me një realitet të trishtë. Jam e bindur se si dy vende mike do të vazhdojnë të kontribuojmë për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në kontinentin tonë”, ka thënë Osmani.