Osmani kërkon nga KE-ja që të vendosë masa ndëshkuese ndaj Serbisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se hetimet e deritanishme të kryera nga autoritetet vendore, të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë “kanë dëshmuar se Serbia qëndron” pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ajo kërkoi që Komisioni Evropian të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë.
Gjatë një konference për medie, Osmani ka thënë se Kosova është duke kërkuar nga blloku evropian të vendosë masa ndaj Serbisë për shkak të Banjskës, pasi shtetet anëtare të kenë kryer procedurat e tyre për konfirmimin e detajeve të kësaj ngjarjeje.
Ajo ka thënë se Kosova nuk është duke kërkuar sanksione, sepse çdo shtet anëtar ka të drejt vetoje në Këshillin e BE-së dhe të paktën një shtet – pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë do të përdorte veton për këtë çështje.
Komisioni Evropian, ka thënë Osmani, ka të drejtë dhe kompetenca që të prezantojë masa politike dhe financiare, që nuk kërkon miratim të Këshillit.
Në BE kanë thënë se po presin përfundimin e hetimeve të autoriteteve kosovare për ngjarjet në Banjskë dhe më pas do të mund të ndërmerren masa dhe hapa të rinj.