![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/06/osmani-1.jpg)
Osmani kërkon nga komunat kontribut më të madh për eleminimin e dhunës mbi baza gjinore
05 qershor 2024
| 15:17
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga komunat e Kosovës të japin kontribut më të madh për të eleminuar dhunën mbi baza gjinore.
Osmani në takim me Këshillin e Kryetarëve të Asociacionit të Komunave, ka thënë se është e domosdoshme që viktimat e dhunës mbi baza gjinore të jenë të përkrahura nga niveli lokal.
Presidentja Osmani, ka thënë se përkrah kërkesën e komunave për buxhet shtesë që të rritet siguria në qendrat për punë social.
Në anën tjetër, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka kritikuar qeverinë për mungesë bashkëpunimi, pasi ka thënë se kërkesat e tyre nuk janë duke u trajtuar nga ekzekutivi.