Osmani kërkon unifikimin e faktorit politik në Luginë të Preshevës

09 shkurt 2022 | 15:11

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion nga Kuvendi Komunal i Bujanocit, i përbërë nga Enver Ramadani, kryetari i Kuvendit Komunal, Afërdita Mustafa, këshilltare në Kuvendin Komunal, Nermine Aliji-Ademi, sekretare e Kuvendit dhe Fisnik Beluli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit.

Presidentja Osmani ka bërë me dije angazhimin e vazhdueshëm të Presidencës dhe të gjitha institucioneve tjera të Republikës së Kosovës në adresimin e problemeve me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ajo ka theksuar se në të gjitha takimet me përfaqësues ndërkombëtar në vazhdimësi ka ngritur këto probleme, duke synuar ndërkombëtarizimin e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në këtë takim, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë në Luginë, duke siguruar trajtim të menjëhershëm të të gjitha shqetësimeve të shqiptarëve në Luginë nga ana e institucioneve të Kosovës.

Presidentja Osmani ka bërë thirrje për bashkëpunim e unifikim të faktorit politik shqiptar në Luginë, duke e konsideruar si mënyrën e vetme e cila siguron trajtimin e duhur të problemeve të shqiptarëve në Luginë. Ajo po ashtu ka rikonfirmuar qëndrimin e saj dhe të gjitha institucioneve të vendit për përkrahje të vazhdueshme karshi shqiptarëve në Luginë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritjes i erdhi fundi. Nga sot deri më 13 Shkurt,…