Osmani: Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë

16 qershor 2020 | 11:50

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit se ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka falënderuar Algjerinë për mosnjohjen e Kosovës.

Në profilin e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se vetëm një ditë pasi Serbia i premtoi ShBA-së ndaljen e fushatës kundër Kosovën, e rinisi atë.

Ajo ka deklaruar se kjo është fytyra e vërtet e Serbisë.

“Sot: Daçiqi falënderon Algjerinë që është kundër pavarësisë së Kosovës! Prisni një minutë. A nuk kanë rënë dakord ta ndalojnë këtë marrëzi. Kjo është fytyra e vërtetë nëse Serbia, miq: Të hënën, ata i premtojnë ShBA-së që do të ndalojë fushatën. Të martën, ata rinisën atë”, ka shkruar Osmani.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte një djalosh i ri dhe plot ëndrra Alexander Martinez,…