Osmani: Kodra e Bebushit u shndërrua në vendin ku krimet kundër njerëzimit nuk mund të fshiheshin nga makineria Millosheviqiane Presidentja Vjosa Osmani ka folur në ceremoninë për përkujtimin e Masakrës së Reçakut, duke thënë se krimet e kryera në Reçak i dëshmuan botës për tragjedinë që po e përjetonin shqiptarët. “Krimet monstruoze shërbyen si një moment i kthesës historike, jo vetëm ngase aty mizoria e Millosheviqit ndaj civilëve shqiptarë mori trajtën më çnjerëzore, por edhe ngaqë shënoi një moment në të cilin vetëdija ndërkombëtare u zgjua përfundimisht”, tha Osmani. “Ky moment kthese lidhej edhe me një emër e një njeri, ambasadori William Walker, i cili edhe sot, njësoj si në vitin 99 e çdo vit pas tij, është këtu bashkë me banorët e Reçakut, bashkë me familjen e bashkë me të gjithë Kosovës”, shtoi ajo. “Krimet e kryera në Reçak i dëshmuan botës për tragjedinë që po e përjetonin shqiptarët, duke e bërë të pashmangshme ndërhyrjen e botës demokratike për të ndalur këtë makineri vrastare. Kodra e Bebushit u shndërrua në vendin në të cilin krimet kundër njerëzimit nuk mund të fshiheshin më nga makineria Millosheviqiane”, u shpreh presidentja.

15 janar 2023 | 12:44

Presidentja Vjosa Osmani ka folur në ceremoninë për përkujtimin e Masakrës së Reçakut, duke thënë se krimet e kryera në Reçak i dëshmuan botës për tragjedinë që po e përjetonin shqiptarët.

“Krimet monstruoze shërbyen si një moment i kthesës historike, jo vetëm ngase aty mizoria e Millosheviqit ndaj civilëve shqiptarë mori trajtën më çnjerëzore, por edhe ngaqë shënoi një moment në të cilin vetëdija ndërkombëtare u zgjua përfundimisht”, tha Osmani.

“Ky moment kthese lidhej edhe me një emër e një njeri, ambasadori William Walker, i cili edhe sot, njësoj si në vitin 99 e çdo vit pas tij, është këtu bashkë me banorët e Reçakut, bashkë me familjen e bashkë me të gjithë Kosovës”, shtoi ajo.

“Krimet e kryera në Reçak i dëshmuan botës për tragjedinë që po e përjetonin shqiptarët, duke e bërë të pashmangshme ndërhyrjen e botës demokratike për të ndalur këtë makineri vrastare. Kodra e Bebushit u shndërrua në vendin në të cilin krimet kundër njerëzimit nuk mund të fshiheshin më nga makineria Millosheviqiane”, u shpreh presidentja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hernan Crespo dikur ishte një nga sulmuesit më produktivë në…