Osmani komenton aksionin e sotëm të policisë dhe prokurorisë

18 gusht 2023 | 14:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe biznesmenit Ridvan Muharremi.

Ajo nga Klina ka thënë se bazuar në informatat që kanë, duhet pritur epilogun e këtij rasti dhe nuk duhet paragjykuar.

“Komenti im është që për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe ligjzbatuese ne duhet ta presim epilogun. Dhe deri në këtë moment bazuar në informatat që kemi është e pamundur të paragjykohet epilogu i këtij rasti”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sam Asghari pranoi se martesa me Britney Spears ka marrë…