Osmani konfirmon se ka shumë presion ndaj Kosovës: Është për të ardhur keq, Serbia po përkëdhelet

24 maj 2023 | 12:15

Presidentja Vjosa Osmani, ka konfirmuar se ka shumë presion ndaj Kosovës nga faktori ndërkombëtar.

Derisa  në emisionin “Radar”  të “Radio Dukagjinit” po diskutonin për marrëveshjet e arritura së fundi me Serbinë, presidentja ka thënë se Serbia “po përkëdhelet” megjithëse, interesat janë që ky shtet të shkëputet nga Rusia.

“Ka shumë presion. Ka më shumë presion në raport më Kosovën se sa me Serbinë, që është për të ardhur keq, se Kosova është vend pro evropian, pro amerikan. Tani në raportet e fundit jemi në top treshen botërore sa i përket zhvillimit të sundimit të ligjit. Serbia po merret më të mirë, po përdhelet, i kuptojmë ka interesa që Serbinë ta shkëpusin nga Rusia”, ka thënë Osmani, duke shtuar se presioni nuk duhet të fokusohet te Kosova.

“Kjo nuk do të thotë që presioni të fokusohet të Kosova, sepse janë bërë shumë koncesione përgjatë viteve dhe duhet të sigurohemi që secili hap të mos e prek territorin dhe sovranitetin tonë se pastaj do t’i lëmë edhe fëmijët tanë”, ka thënë presidentja Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se frikësimet, linçimet,…