Osmani, Konjufca dhe Kurti nderojnë ushtarët e rënë të NATO-s
12 qershor 2023
| 11:23
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë nderime tek pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s.
Fillimisht ata për nder të 12 qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës, kanë bërë homazhe te varret e ish-presidentit Ibrahim Rugova e veprimtarit Adem Demaçi, e më pas edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. /EO