Osmani, Konjufca dhe Kurti po përgatisin padinë për gjenocid ndaj Serbisë
08 nëntor 2023
| 11:51
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca janë duke e përgatitur padinë për gjenocid ndaj Serbisë.
Kështu ka bërë me dije ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media.
Ajo nuk ka zbuluar detaje rreth kësaj padie, por ka thënë se është duke u punuar në këtë drejtim.
“Sa i përket padisë për gjenocid është në programim qeverisës. Kurti, Osmani dhe Konjufca janë të angazhuar në këtë drejtim. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk mund të japim detaje, por ju siguroj se jemi duke u marrë me këtë çështje”, ka thënë ministrja Haxhiu.