Osmani, Konjufca dhe Kurti shkojnë për ngushëllime në Gjakovë

29 korrik 2021 | 15:43

Tre udhëheqësit e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamenari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë shkuar të enjten për ngushëllime në fshatin Devë të Gjakovës tek familja Binakaj që dje i dha lamtumirën e fundit Valentina dhe Erlinda Binakajt.

Nënë e bijë humbën kanë humbur jetën tragjikisht në aksidentin e autobusit në Kroaci.

Tre liderët kanë ngushëlluar familjarët për humbjen e tyre në të pamën që është duke qëndruar ende e hapur në këtë familje.

Nga aksidenti tragjik të vdekur kanë mbetur 10 persona dhe 40 të tjerë të lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Specializantët e mjekësisë janë mbledhur para Shërbimit Spitalor dhe Universitar…