Osmani konsultimet me partitë e tjera i vazhdon të mërkurën

22 dhjetor 2020 | 18:37

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, u.d. presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takime me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe është thënë se data e mbajtjes së tyre do të mund të caktohet tek pasi që palët ta pranojnë Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Nesër u.d. presidentja Osmani do t`i vijojë të mërkurën takimet me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike.

Në orën 11:00, u.d. presidentja Osmani do të takojë përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, në orën 12:00 ata të Grupit 6+, ndërkaq në orën 13:00 do ta përmbyllë ciklin e takimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Bashkimit është përforcuar me basketbollistin amerikan K. J.…