Osmani: Korpusi i paqes, nismë e presidentit Kenedy
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar drejtoreshën e Korpusit për Paqe (Peace Corps) të ShBA-ve, Carol Spahn.
Pas takimit Osmani ka deklaruar se Korpusi i Paqes është një nismë e presidentit Kenedy dhe i cila shënon 10-vjetorin e themelimit.
Osmani ka thënë se kanë diskutuar për bashkëpunimin me ShBA-në.
“Korpusi i Paqes një nismë e presidentit Kenedy shënon 10-vjetorin e themelimit 10 vite shërbim të vullnetarëve amerikanë në shkolla, shërbim vullnetar në familjet e Kosovës. Diskutuam për bashkëpunimin me SHBA-të. Faleminderit për ftesën në 10-vjeçarin e Korpusit. Në pamundësi për të qenë atje, do jemi bashkë në eventet e radhës që të dërgojmë mirënjohje të jashtëzakonshme për punën që po e bëni. Një raport i tillë mbahet, zhvillohet si rezultat i lidhjes së fortë mes njerëzve. Një investim nga ana juaj rezulton në një impakt në familjet ku vullnetarët jetojnë. Ky mision përgjatë 10 viteve ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë me bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje”, ka thënë Osmani.
Ndërsa drejtoresha e Korpusit të Paqes, Carol Spahn, ka thënë se populli i Kosovës i ka mirëpritur vullnetarët deri sa u shpreh mirënjohëse për këtë fakt.
“Populli i Kosovës i ka mirëpritur vullnetarët, jemi mirënjohës së bashku vullnetarët e Korpusit. Ata i kanë zgjeruar aftësitë që janë shkathtësi që kanë ndihmuar në shtytjen e projekteve që gratë e Kosovës të fitojnë shkathtësi në punësim. Falënderoj vullnetarët, familjet që e kanë hapur zemrën, na kanë ndihmuar dhe juve presidente u jam falënderuese për këtë. Ata do të mbesin të lidhur me Kosovën gjithë jetën, jemi krenarë për punën e arritur dhe presim të punojmë me komunitetet përtej kufijve për të kaluar të gjitha dallimet”, la thënë Spahn. /EO