Osmani: Kosova do ta përkujtojë me mirënjohje Bujar Nishanin

02 qershor 2022 | 14:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë lamtumirën e fundit ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit.

Në emër të popullit të Kosovës, Osmani është përkulur para  arkëmortit të ish-presidentit Nishani, “shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar”.

Osmani përmes llogarisë se vet në “Facebook”, ka thënë se Nishani ishte kujdesur gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore.

“Sot ia dhamë lamtumirën e fundit ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, i cili u nda nga jeta ditë më parë.  Në emër të qytetarëve të Kosovës u përkulëm para arkëmortit të presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar.  Ai u angazhua tërë jetën për shtetin e kombin shqiptar. Si president i Shqipërisë, ai u kujdes gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore. Populli i Kosovës dhe institucionet e saj do ta kujtojnë përherë me mirënjohje të thellë. I përjetshëm kujtimi për Ppesidentin Nishani”, ka shkruar Osmani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit…