Osmani: Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë

11 mars 2025 | 20:19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Këshillin e Atlantikut të Veriut.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Osmani theksoi se gjatë këtij takimi u zhvillua një diskutim përmbajtësor mbi sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Ajo riafirmoi përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe angazhimin për një bashkëpunim të ngushtë me NATO-n.

“Forcat e NATO-s kanë rol të rëndësishëm për sigurinë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin tonë, prandaj si partnere serioze e kredibile, Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë.” – tha Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në postimin e bërë në “Truth Social Media”, Presidenti amerikan,…