Osmani: Kosova është e bekuar që ka në krah ShBA-në

10 janar 2022 | 14:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka qenë e nderuar që ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i ShBA-së në Prishtinë,  Jeffrey Hovenier

Ajo ka thënë se me ambasadorin e ri do t’i forcojnë edhe me tutje raportet Kosovë-ShBA.

“Në një  kapitull të ri bashkëpunimi, me ambasadorin Hovenier do t’i forcojmë edhe më tej raportet tona, sepse të dy shtetet dhe të dy popujt tanë besojnë në parimet e lirisë e demokracisë, të cilat  do t’i mbrojmë me përkushtim. Ambasadorin Hovenier e sigurova se Kosova do të vazhdojë të jetë aleate e përkushtuar dhe besnike ndaj ShBA-ve!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Osmanit:

Kosova është e bekuar që në rrugëtimin e saj të vazhdueshëm i ka në krah Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sot pata nderin t’i pranoj letrat kredenciale të ambasadorit të ri të ShBA-ve, Jeffrey Hovenier. Kosova sot është ndryshe nga Kosova të cilën e kujton ambasadori Hovenier, por një gjë ka qëndruar konsistente gjatë gjithë kësaj kohe – e kjo është marrëdhënia, partneriteti dhe miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një  kapitull të ri bashkëpunimi, me ambasadorin Hovenier do t’i forcojmë edhe më tej raportet tona, sepse të dy shtetet dhe të dy popujt tanë besojnë në parimet e lirisë e demokracisë, të cilat  do t’i mbrojmë me përkushtim. Ambasadorin Hovenier e sigurova se Kosova do të vazhdojë të jetë aleate e përkushtuar dhe besnike ndaj ShBA-ve!

Pas takimit, bashkë  me ambasadorin Hovenier bëmë homazhe te shtatorja e atit themeltar të shtetit të Kosovës, presidentit historik Ibrahim Rugova, me besimin e plotë në vazhdimin e kultivimit të miqësisë së përhershme më ShBA-të, themelet e së cilës i vuri presidenti Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të gjykatës australiane në të mirë të tij,…