
Osmani: Kosova është me fat që ka miq të mëdhenj në Kongresin e ShBA-ve
18 tetor 2019
| 14:25
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) është takuar me kongresmenin Eliot Engel.
Ajo ka thënë se Kosova është me fat që ka miq të mëdhenj në Kongresin e ShBA-ve të cilët kurrë nuk u ndalën së përkrahuri popullin tonë.
“Në takim me Kongresmenin Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Kosova është me fat që ka miq të mëdhenj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, të cilët kurrë nuk u ndalën së përkrahuri popullin tonë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/