Osmani: Kosova gjithmonë do ta konsiderojë BE-në jo vetëm si një bashkim, por si një fener vlerash
09 maj 2024
| 15:30
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Evropës duke thënë se Kosova do ta konsiderojë Bashkimin Evropian një fener vlerash.
“Sot, ndërsa populli i Kosovës i bashkohet bashkëkombësve të tij evropianë në shënimin e Ditës së Evropës, na kujtohet një vizion: një Evropë e tërë, e lirë dhe në paqe”.
“Ky vizion i afrohet realitetit kur të gjitha vendet aspirante dhe të përkushtuara të anëtarësohen në BE”.
“Kosova gjithmonë do ta konsiderojë BE-në jo vetëm si një bashkim, por si një fener vlerash – vlera që ne i mbrojmë dhe përpiqemi t’i mbajmë çdo ditë”, ka thënë Osmani.