Osmani: Kosova ka gatishmëri të rrisë angazhimin në dialog

19 tetor 2022 | 10:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se Kosova ka qenë, dhe është palë konstruktive në dialogun me Serbinë, dhe ka gatishmëri që të rrisë angazhimin, me qëllim të intensifikimit të procesit.

Ajo i ka bërë këto deklarata pas takimit me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Shfrytëzova rastin për të shprehur pakënaqësinë tonë për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë, duke përfshirë në veçanti refuzimin e vazhdueshëm nga ana e tyre për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale, të cilat vazhdojnë t’i kërcënojnë edhe frikësojnë serbët e Kosovës dhe udhëhiqen nga individë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, përveç refuzimit, Serbia vazhdon “t’i mbështesë ato financiarisht”.

Ajo ka përmendur se angazhimi amerikan është i pazëvendësueshëm për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon dhe ka thënë se Kosova po punon për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.

Escobar, në anën tjetër, ka thënë se SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës në këtë drejtim.

“Jam krenar që them që Kosova ka kontribuar shumë për agjendën tonë të përbashkët dhe mendoj se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë indikator i rëndësishëm si po kontribuon Kosova, në mënyrë pozitive, në agjendën e përbashkët për demokraci dhe liri. E falënderoj Kosovën që do të jetë nikoqire e atij organizimi këtë fundjavë”, ka deklaruar ai.

Escobar: Qëllimi i vizitës sime është për ta thelluar bashkëpunimin ShBA-Kosovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…