Osmani: Kosova ka nevojë për unitet dhe solidaritet

05 nëntor 2020 | 17:32

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit për shkak të aktakuzës nga Specialja, Vjosa Osmani do ta ushtrojë edhe funksionin e presidentes, krahas kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Pas marrjes së kësaj detyre, Osmani në një konferencë për medie, ka thënë se Kosova ka nevojë për unitet dhe solidaritet. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se do të angazhohet për avancimin e këtyre dy vlerave.

Osmani ka thënë se beteja për shtetndërtim është beteja më e vështirë, për të cilën do të angazhohet çdo ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleja Supreme e Popullit e Koresë së Veriut ka vendosur…