Osmani: Kosova shquhet për lidership të grave në politikë

18 shtator 2023 | 10:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në shënimin e  10-vjetorit të Grave Lidere në Politikë, ku të pranishme ishin gra lidere nga vende të ndryshme të botës.

Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet Sesioni i 78 i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në këtë ceremoni ka folur për angazhimin dhe rolin e grave për gjatë viteve në Kosovë.

“Kosova, në 15 vjetët e pavarësisë së saj, shquhet për lidership të grave në politikë, teksa potencoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të vazhdueshëm me qëllim të fuqizimit të grave në jetën publike”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Osmani në adresimin e saj, ka thënë se Kosova po dëshmohet si vend lider në udhëheqjen e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe ka potencuar se fuqizimi i grave në fushën e sigurisë, si dhe në fusha të tjera, është mundësia më e mirë për ta avancuar shoqërinë në tërësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Shkodrës ka arrestuar këtë të hënë 68-vjeçarin Gjon…