Osmani: Kosova synon të ndërtojë partneritet të qëndrueshëm më Estoninë

10 qershor 2021 | 13:15

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Estoni është pritur nga presidenti i Parlamentit, Juri Ratas.

Në takim, presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Ratas për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës.

Më tutje, Osmani ka thënë se Kosova synon të ndërtojë partneritet të qëndrueshëm më Estoninë, si një vend shembull në fushën e e-qeverisjes dhe demokratizimit.

Presidentja Osmani ka theksuar ndër të tjera se pret mbështetjen e Estonisë në rrugën evropiane të Kosovës.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka përmendur faktin se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e parashtruara për liberalizimin e vizave, megjithëse ato ishin dyfish më shumë se për vendet e tjera.

Osmani ka përmendur se me Estoninë, Kosova synon të thellojë marrëdhëniet bilaterale, teksa pret mbështetje edhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata multilaterale.

Në takim me presidentin e Parlamentit estonez, presidentja Osmani, ka thënë se Kosova mirëpret thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, ndërkohë që është në procedurë riaktivizimi i grupit parlamentar të miqësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Interit, Realit të Madridit, Liverpoolit dhe Napolit, Rafa…