Osmani: Kosova të cilën e duam është ajo në të cilën personat me ‘sindromën down’ ndihen të sigurt

21 mars 2021 | 16:19

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka  vizituar të dielën shoqatën Down Syndrome Kosova, ku ka bashkbisduar me drejtuesit e kësaj shoqate për shqrimbimet që ofrohen për fëmijet që janë të prekur nga “sindromi dow”.

Gjatë kësaj vizite,Osmani ka qenë i shoqëruar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Osmani ka thënë se Kosova të cilën e duan, është Kosova në të cilën personat me sindromën down ndihen të sigurt.

“Vizituam sot shoqatën Down Syndrome Kosova për të bashkëbiseduar me udhëheqësit e shoqatës, prindërit, e për të parë nga afër shërbimet që ofrohen aty për fëmijët dhe për të dëgjuar kërkesat për mbështetje institucionale. Kosova të cilën e duam është Kosova në të cilën personat me ‘sindromën down’ ndihen të sigurt për të tashmen e tyre dhe janë entuziast për të ardhmen. E për të arritur këtë qëllim, së pari duhet të punojmë në vetëdijesim në mënyrë që përfundimisht të ndodhë integrimi i natyrshëm i personave me ‘sindromën down’ në shoqërinë tonë”.

“Jemi shumë më shumë të njëjtë se sa të ndryshëm. Pas një viti sfidues, përtej thirrjeve për mbajtje të distancës ne nuk kemi lënë gurë pa lëvizur që të mbesim të afërt e përzemërt me njëri tjetri. Në po këtë frymë, të punojmë së bashku për t‘u siguruar që të mos presim nga të tjerët të ndryshojnë e t’i përshtaten masës, por të ndryshojmë ne në mënyrë që ata që sot ndihen ndryshe e të përjashtuar, nesër të ndihen të dëgjuar e të integruar. Për sytë plotë jetë e buzëqeshjet më të dëlira, do jem gjithmonë mikesha juaj e përbetuar”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vllaznia rimerr kryesimin e Kategorisë Superiore, duke përfituar nga ndalesa…