Osmani: Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal
08 tetor 2024
| 15:47
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar homologët e Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë për pritjen në kuadër të samitit të liderëve të Procesit të Bërdo-Brione në Tivat.
Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal.
“Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.