Osmani: Kujtimi për Tahir Zemajn vjen si thirrje që vrasja të zbardhet
04 janar 2023
| 12:26
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar në 20-vjetorin e vrasjes ish-komandantin e UÇK-së, Tahir Zemajn i cili ishte vrarë bashkë me të birin dhe një familjar.
“Në njëzetë vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin kujtimi për ta vie si thirrje që vrasja e tyre të zbardhet. Kolonel Zemaj ishte njeriu stoik që me angazhimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, është shprehur Osmani.
Osmani ka thënë se heroizmi i Zemajt i jep kuptim të sotmes sonë, teksa vepra e tij do të mbetet në kujtesën e brezave që vijnë.