Osmani kujton 25-vjetorin e Masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës.
Ajo ka theksuar se 25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastaselë të Rahovecit, vranë dhe masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth.
“Në të njëjtën ditë, barbarinë e tij, regjimi kriminal e vazhdoi në Burim të Malishevës, ku u vranë dhe u masakruan 42 civil. Sot, nëpërmjet kujtesës, ne refuzojmë që me kalimin e kohës të zbehet historia e të rënëve”.
“Përkundrazi, me vendosmëri dhe përkushtim do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën, për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mizoritë e kryera kundër popullit tonë. Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka deklaruar Osmani në deklaratën për medie.