Osmani kujton Ilir Konushevcin: Ai dhe liria janë një
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 23 vjetorin e rënies së tij.
Osmani ka thënë se që nga vitet e 90-ta, Konushevci idenë për lirinë e vendit e kishte shndërruar në kauzë jetësore.
Postimi i plotë:
Që nga vitet e 90-ta, Ilir Konushevci idenë për lirinë e vendit e kishte shndërruar në kauzë jetësore.
Fillimisht me grupin “Shqiponjat”, në funksion të mbrojtjes së pasurisë dhe gjërave të njerëzve në Kosovë, e më pas në radhët e UÇK-së, duke u bërë prijetar i saj në zonën e Llapit dhe furnizuesi i pashoq me armatim.
Iliri dhe liria janë një. Ai ra për lirinë e vendit, duke e përbrendësuar aktivitetin me emrin dhe kauzën. Në 23-vjetorin e rënies së gjeneral Ilir Konushevcit, përkulemi para veprës heroike të tij!
Ai ra për të na lënë neve pengun e vrasjes së tij, i cili do të marrë fund kur drejtësia ta thotë fjalën e vet.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ilirin!.