Osmani kujton Jeff Bieleyn: Të trishtuar me humbjen e tij, më shumë se dy dekada ndihmoi vendin tonë

24 korrik 2024 | 08:52

Në orët e paradites të së martës ka vdekur Jeff Bieley, miku i madh i Kosovës. Ngushëllime të shumta për vdekjen e tij kanë shprehur zyrtarë, miq të Bieleyt, përfaqësues të organizatave e gazetarë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Bieley për më shumë se dy dekada ia kushtoi punën e tij ndërtimit të miqësive dhe lidhjeve të qëndrueshme me Kosovën dhe për të ndihmuar vendin tonë të bëhet një demokraci e qëndrueshme.

“Jemi të trishtuar për humbjen e një miku të madh të Kosovës, Jeff Bieley. Për më shumë se dy dekada, Jeff ia kushtoi punën e tij ndërtimit të miqësive dhe lidhjeve të qëndrueshme me Kosovën dhe për të ndihmuar vendin tonë të bëhet një demokraci e qëndrueshme.

Trashëgimia e tij e mirësisë dhe përkushtimit do të vazhdojë. Pusho në paqe, Jeff”, shkruan e para e shtetit.

Pas vdekjes së mikut të madh të Kosovës, ka shkruar edhe OSBE, ku Bieley ka punuar së fundi.

“Me dhimbje të thellë mësuam për vdekjen e parakohshme të kolegut tonë të vjetër Jeff Bieley. Gjatë kohës së tij në OSCE dhe misione të tjera ndërkombëtare, ai kontribuoi shumë në zhvillimin e Kosovës.

Ngushëllime të sinqerta miqve dhe familjes së tij të shumtë!”, thekson OSBE.


Pas vdekjes së Jeffit ka shkruar edhe ish-ambasadori Lulzim Peci.

“Sot, Kosova e humbi një mik të madh, Jeff Bieley, i cili më shumë se dy dekada e gjysmë ia përkushtoi Kosovës dhe shqiptarëve në rajon!

Ndërsa unë e humba një mik shumë të dashur dhe të posaçëm, i cili do të mbetet përherë në zemrën dhe mendjen time! Të falënderohem miku im për miqësinë tënde dhe krejt çfarë ke bë për vendin tonë!

Pusho në paqe Jeff i dashur!  Ngushëllimet më të thella familjes Bieley!”, shkruan Peci.

Jeff Bieley, mik i Kosovës ka ndërruar jetë në orët e paradites të së martës në Florida.

Bieley ka qenë zëdhënës i OSBE-së, zëvendësshef i ICO-s për veriun, shef i Zyrës Politike të OSBE-së në Kosovë etj.

Ndërkaq, gjatë luftës në Kosovës, ai ka punuar si gazetar dhe raportues për media ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tajfun i fuqishëm dhe që po intensifikohet me shpejtësi…