Osmani kujton Masakrën e Nakaradës: Vënia e autorëve të krimit para drejtësisë është domosdoshmëri

21 prill 2024 | 19:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e masakrës ndaj familjes Mirena në Nakaradë të Fushë Kosovës.

E para e shtetit është shprehur se është domosdoshmëri vënia e autorëve të krimit para drejtësisë, e përpjekjet e tyre nuk do të ndalën asnjëherë.

“25-vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë rrëmbeu me dhunë dhe vrau 16 djem e burra të familjes Mirena në Nakaradë të Fushë Kosovës”, thuhet në postimin e presidencës.

“Asgjë për fatin e tyre nuk është ditur deri në vitin 2006, kur trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në Batajnicë të Beogradit”.

“Vënia e autorëve të krimit para drejtësisë është domosdoshmëri, ndaj përpjekjet tona nuk do të ndalojnë asnjëherë”.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se duke…