Osmani kujton viktimat e lagjes “Dardania” në Pejë, të vrarë gjatë luftës nga regjimi serb

27 mars 2023 | 13:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 40 burra, gra e fëmijë të lagjes “Dardania” në Pejë, të vrarë barbarisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë.

“Më 27 mars të vitit 1999, 40 burra, gra e fëmijë të lagjes “Dardania” në Pejë, u vranë barbarisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë. Sot i nderojmë të gjithë ata që u vranë në këtë ditë të trishtë dhe bashkëndjejmë me familjet e tyre. Ne jemi të vendosur që kujtimin për ta dhe betejën për drejtësi të mos i ndalojmë asnjëherë!”, ka thënë Osmani në deklaratën e saj për medie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëzet e dy vjet më parë, pikërisht me 27 mars…