Osmani: Kur të konfirmohet largimi i kryetarëve në veri, brenda afatit i caktoj zgjedhjet

23 shkurt 2024 | 11:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur edhe njëherë për procesin e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit.

Këtë proces, Osmani e ka quajtur të drejtë legjitime të qytetarëve.

Osmani ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i proceduar për konfirmim final këto nënshkrime. Ajo ka theksuar se në momentin kur të konfirmohen largimet e kryetarëve atje, brenda 30 deri 45 ditë do t’i caktojë zgjedhjet e reja.

“Ju e dini që e kjo e drejte e qytetarëve e të gjithave komunave tona që nëpërmjet peticionit ta kërkojnë largimin e kryetarëve. Tashmë është e paraparë me ligjet e aplikueshme në Kosovë. Përveç, kësaj ministria përkatëse ka miratuar një udhëzim administrativ që i parasheh procedurat”.

“KQZ-ja është brenda atyre afateve të parapara me udhëzim administrativ dhe për aq sa jam e informuar në takimet e vazhdueshme të kryetarit të KQZ-ja jemi duke proceduar më konfirmimin final të këtyre nënshkrime dhe besoj që shumë shpejt KQZ-ja do të mblidhet për ta miratuar edhe atë që quhet plan operacional që parasheh datat e të gjithave procedurave tjera, përfshirë edhe kur do të mbahet largimi i kryetareve dhe menjëherë pasi të konfirmohen rezultatet e largimit të kryetareve të cilat kërkojnë mbi 50 për qind e të gjithë trupit votues të votojnë pro dhe nëse ndodh një gjë e tillë, brenda 30 deri 45 ditë është afat i cilit unë si presidente caktoj zgjedhje të reja lokale”, ka thënë Osmani. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia  e Kosovës, ka zhvilluar të enjten një aksion në…