Osmani: Kurrë nuk do të ndodhë koalicioni me PDK-në
Kandidatja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, u ka thënë strukturave të kësaj partie në Klinë se kurrë nuk do të ndodhë një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Le të harrojnë ata që dalin e flasin që LDK-ja shkon në koalicion me PDK-në. Kurrë më nuk të ndodhë ajo punë. Ju e dini që këtë punë e keni të garantuar, sepse qytetarët e Kosovës i kemi dëshmitarë që kurrë se kam tradhtuar besimin tuaj. Ata që besojnë në konspiracione, ata që frikësohen nga vetja e tyre ndoshta mund të shkojnë aty. Është ‘jo’ e madhe, LDK-ja nuk shkon me ata që janë sinonim i korrupsionit. Nuk shkon edhe pikë”, ka thënë Osmani.
Sipas Osmanit, ka ardhur koha që Republika e Kosovës t’i kthehet qytetarëve, dhe se këtë do ta bëjë LDK-ja.