Osmani, Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe në Poklek në 24 vjetorin e masakrës
17 prill 2023
| 12:18
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë për kujtuar viktimat e masakrës së Poklekut në 24-vjetorin e saj.
Krerët e shtetit sot kanë bërë homazhe para të rënëve nga kjo masakër.
Nga masakra e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër në Drenas u vranë 77 civilë nga policia serbe, gjatë vitit 1999, raporton EO.