Osmani: Kushtetuta e Kosovës, rrumbullakësim i përpjekjeve për shtetin
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlando.
Kryetarja Osmani ia ka prezantuar ambasadorit Orlando kopjen origjinale të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe e ka njoftuar atë me procesin e hartimit të aktit më të lartë juridik shtetëror, duke falënderuar për kontributin anëtarët e Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është jo vetëm akti më i lartë juridik i shtetit. Ajo njëkohësisht ngërthen përpjekjet e popullit të Kosovës për krijimin e shtetit”, është shprehur Osmani.
Ndërsa ambasadori Orlando ka përgëzuar kryetaren Osmani për Ditën e Kushtetutës.
Me ambasadorin Orlando, Osmani ka diskutuar edhe për masat që po ndërmerren nga institucionet kosovare në përballje me pandeminë globale Covid-19 si dhe përgjegjësitë e Kuvendi të Kosovës për menaxhimin e kësaj situatë, mbështetur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese