Osmani: Kuvendi do ta mbikëqyrë rreptë procesin e dialogut me Serbinë
08 qershor 2020
| 17:15
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u takua me shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.
Osmani dhe ambasadorja Apostolova folën edhe për rolin e Kuvendit në procesin e dialogut si dhe agjendën e Kuvendit në muajt në vazhdim.
“Procesi i dialogut me Serbinë duhet të jetë i kujdesshëm. Ne nuk pranojmë asnjë version dialogu, me të cilin negociohet tërësia territoriale e Kosovës. Kuvendi do të ketë rol të rreptë mbikëqyrës dhe do të insistojmë maksimalisht në rritjen e transparencës për procesin e dialogut. Gjithashtu do të kërkojmë raportim në Kuvend për secilën fazë të negociatave”, ka thënë Osmani.
(M. Q / Epoka e re)