Osmani: Lajçaku mirëpriti shqetësimet e mia për draftin e Asociacionit, tha se shumica mund të akomodohen
31 janar 2024
| 11:51
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në takimin me të dërguarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak nuk ka folur për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për largimin e dinarit serb nga tregu.
Por një çështje të të cilën ata kanë folur është drafti i statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Nga prezantimi i draftit unë kam prezantuar disa prej shqetësimeve me zyrtarë të Quint-it dhe këto i kemi diskutuar edhe dje me Lajçakun. Ai i ka mirëpritur ato dhe ka thënë se shumica prej tyre mund të akomodohen”, ka thënë Osmani
Presidentja theksuar se institucioni që do të vendosë në fund për këtë çështje është Gjykata Kushtetuese.